Mirësevini në Firenze! Shqip Benvenuti a Firenze! Albanese Scuola secondaria di 1° grado: piccola guida per conoscere la scuola e i servizi del Comune di Firenze Shkolla 8-vjeçare cikli i lartë: një hyrje e shpejtë për të njohur shkollën dhe shërbimet që ofron Bashkia e Firences MIRËSEVINI NË FIRENCE! PËRMBAJTJA BENVENUTI A FIRENZE! faqe INDICE 1. SHKOLLA U PËRKET E TË GJITHË FËMIJËVE 2. REGJISTRIMI I FËMIJËVE NË SHKOLLË a) Shkolla në përputhje me moshën b) Kur bëhet regjistrimi? c) Viti shkollor d) Si bëhet regjistrimi në shkollë? Dokumente të nevojshme e) Çfarë mund të zgjedhësh? f) Shpenzimet dhe ndihma për familjet? 3. BRENDA SHKOLLËS a) Personeli shkollor b) Çfarë mësojnë fëmijët në shkollë? c) Si bëhet vlerësimi i nxënësve? d) Çfarë tjetër ofron shkolla? 1) LA SCUOLA E’ PER TUTTI I BAMBINI 4. SHKOLLA DHE FAMILJA a) Takimet me mësuesit b) Zgjedhja e përfaqësuesve të klasës c) Këshilli pedagogjik i klasës d) Këshilli i Shkollës e) Për çfarë e informon shkolla familjen? f) Për çfarë e informon familja shkollën? e) LA SCUOLA E LA FAMIGLIA a) I colloqui con gli insegnanti b) Elezione dei rappresentanti di classe c) Il consiglio di classe d) Il Consiglio d’Istituto e) Cosa comunica la scuola alla famiglia f) Cosa comunica la famiglia alla scuola UDHËZUES PËR BLERJEN E MATERIALEVE SHKOLLORË GUIDA ALL’ACQUISTO DEI MATERIALI SCOLASTICI LISTA E SHKOLLAVE TË BASHKISË FIRENCE ELENCO DELLE SCUOLE DEL COMUNE DI FIRENZE LISTA E QENDRAVE TË SHËNDETSISË (ASL) PËR T’U REGJISTRUAR DHE PËR TË ZGJEDHUR MJEKUN E FAMILJES ELENCO DELLE SEDI ASL PER FARE L’ISCRIZIONE AL SERVIZIO SANITARIO E SCEGLIERE IL MEDICO LISTA E KONSULTOREVE TË PEDIATRISË QË MERREN ME VAKSINIMET ELENCO DEI CONSULTORI PEDIATRICI CHE SI OCCUPANO DELLE VACCINAZIONI FORMULARËT PËR REGJISTRIMIN NË SHKOLLË NJOFTIME NGA FAMILJA PËR SHKOLLËN MODULI PER L’ISCRIZIONE A SCUOLA COMUNICAZIONI DELLA FAMIGLIA ALLA SCUOLA 2) ISCRIVERE I RAGAZZI A SCUOLA a) La scuola giusta per ogni età b) Quando iscrivere i ragazzi c) L’anno scolastico d) Come iscrivere i ragazzi? I documenti necessari e) Cosa è possibile scegliere? f) Quali spese e quali aiuti alle famiglie? 3) DENTRO LA SCUOLA a) Il personale scolastico b) Cosa imparano i ragazzi a scuola? c) Come sono valutati gli alunni? d) Cos’altro offre la scuola? 1. Shkolla u përket të gjithë fëmijëve 1. La Scuola è per tutti i bambini. Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të shkojnë në shkollë. Kjo e drejtë u garantohet nga Konventa Ndërkombëtare e OKB-së mbi të drejtat e fëmijëve (neni 28) dhe nga Shteti Italian (Kushtetuta Italjane, neni 34; DPR 394/99 art. 45). Tutti i bambini hanno diritto di andare a scuola. Questo diritto è garantito dalla Convenzione Internazionale sui Diritti dell’Infanzia dell’ONU (Art. 28) e dallo Stato Italiano (Costituzione Italiana, art. 34; DPR 394/99 art. 45). Është një e drejtë që u njihet fëmijëve, edhe në rastin kur familja nuk është në rregull nga ana ligjore me dokumentat e qëndrimit në Itali. È un diritto sempre riconosciuto, anche se la famiglia non è in regola con le norme di soggiorno. “Regjistroni fëmijët tuaj në shkollë sapo të vijnë në Itali. Regjistrimi mund të bëhet edhe kur viti shkollor sapo ka filluar” . ”Iscrivete i vostri figli appena arrivano in Italia. Potete farlo anche se l’anno scolastico è già cominciato”. 2. Regjistrimi i fëmijëve në shkollë 2. Iscrivere i ragazzi a scuola a. Shkolla në përputhje me moshën a. La scuola giusta per ogni età Cikli i parë i shkollës është i detyrueshëm dhe përfshin shkollën fillore (scuola primaria) që zgjat 5 vjet dhe ciklin e ulët të shkollës 8-vjeçare (scuola secondaria di primo grado) që zgjat 3 vjet. Çerdhje deri në 3 vjeç Kopështi nga 3 deri në 6 vjeç Shkolla fillore nga 6 deri në 11 vjeç Cikli i lartë i shkollës 8-vjeçare nga 11 deri në 14 vjeç Shkolla e mesme mbi 14 vjeç Universiteti Edhe pse mund të mos flasin italisht, fëmijët futen në klasën që i përshtatet moshës së tyre ose futen në një klasë më të ulët në se mësuesit e shohin më të arsyeshme për nxënësin e ri (sipas DPR 394/99 neni 45). Il primo ciclo della scuola è obbligatorio e comprende la scuola primaria (5 anni) e secondaria di primo grado (3 anni). Asilo nido fino a 3 anni Scuola dell’infanzia da 3 a 6 anni Scuola primaria da 6 a 11 anni Scuola secondaria di 1° grado da 11 a 14 anni Scuola secondaria di 2° grado oltre 14 anni Università Anche se non parlano italiano, i ragazzi sono inseriti nella classe corrispondente alla loro età oppure vengono inseriti nella classe immediatamente precedente se gli insegnanti ritengono che questo sia più opportuno per il nuovo alunno (DPR 394/99 art. 45). Bashkëngjitur do të gjeni një listë të shkollave 8-vjeçare (cikli i lartë) shtetërore ose private të Komunës Firence. In allegato troverete un elenco delle scuole secondarie di 1°grado statali e paritarie del comune di Firenze. Shkollat shtetërore janë falas; shkollat private të barazvlefshme me shkollat shtetërore të njohura nga shteti zakonisht nuk janë falas. Le scuole statali sono gratuite; le scuole paritarie sono scuole private riconosciute dallo stato, in genere non gratuite. b. Kur bëhet regjistrimi i fëmijëve Nëse fëmija është në Itali ose pritet të vijë, duhet të regjistrohet në janar përpara fillimit të vitit shkollor; në rast të kundërt mund të regjistrohet kur të mbërrijë në Itali. b. Quando iscrivere i ragazzi Se il ragazzo è già in Italia o se sta per arrivare, va iscritto nel gennaio precedente l’inizio dell’anno scolastico, in caso contrario può essere iscritto quando arriva in Italia. Nëse fëmija juaj nuk ka ardhur akoma në Itali, është mirë t’i thoni të sjellë fletore dhe libra që ka përdorur në vendin e vet sepse do të jenë të nevojshme për mësuesit e ardhshëm. Se vostro figlio non è ancora arrivato, è bene chiedergli di portare alcuni quaderni e libri della scuola frequentata nel paese d’origine, perché saranno utili ai nuovi insegnanti. Është e drejtë dhe detyrë e fëmijëve të shkojnë në shkollë në se kanë moshën e duhur dhe mund të regjistrohen në klasë të parë ose në klasat e tjera në çfarëdo moment të vitit shkollor. Prindërit duhet të kontaktojnë sekretaritë e shkollave dhe të mirëinformohen për ditët dhe orarin kur është e mundur regjistrimi. I ragazzi hanno il diritto e il dovere di andare a scuola se hanno l’età giusta per farlo e possono essere iscritti alla prima classe o alle classi successive in qualsiasi momento dell’anno scolastico. I genitori devono contattare la segreteria della scuola e informarsi in quali giorni e in quali orari è possibile l’iscrizione. “Mos harroni se familja ka për detyrë të garantojë një frekuentim të rregullt në shkollë. Një numër i madh mungesash mund të kompromentojë kalimin e klasës” “Ricordate che la famiglia ha anche il dovere di garantire che il ragazzo frequenti in modo regolare la scuola. Un alto numero di assenze può impedire la promozione all’anno successivo”. Për shembull, gjatë një viti shkollor që ka të paktën 200 ditë mësim të parashikuara, nuk mund të bëhen më shumë se 50 ditë mungesa. Në se fëmija juaj ka filluar vitin shkollor me vonesë, informohuni në shkollë për maksimumin e mungesave që mund të bëjë. Ad esempio, per un intero anno scolastico, sui 200 giorni minimi di scuola previsti, non si devono fare più di 50 giorni di assenza. Se vostro figlio ha cominciato a frequentare ad anno scolastico già iniziato informatevi a scuola sui giorni massimi di assenza. c. Viti shkollor c. L’anno scolastico Viti shkollor zgjat afërsisht 9 muaj: fillon nga mesi i muajit shtator dhe mbaron nga mesi i muajit qershor. L’anno scolastico dura circa 9 mesi: comincia verso la metà di settembre e finisce a metà di giugno. Ka dy periudha pushimesh: o afërsisht dy javë për Krishtlindje (zakonisht nga 23 dhjetori deri më 6 janar) o afërsisht një javë në periudhën e Pashkëve (në mars ose në prill). Ci sono due periodi di vacanza: o due settimane circa a Natale (di solito dal 23 dicembre al 6 gennaio) o una settimana circa a Pasqua (in marzo o in aprile). Pushime të tjera për ditë festash: • 1° nëntor • 8 dhjetor • 25 prill • 1° maj • 2 qershor Altri giorni festivi sono: • 1° novembre • 8 dicembre • 25 aprile • 1° maggio • 2 giugno Shkolla mund të vendosë edhe për pushime të tjera gjatë vitit shkollor. Shkolla informon familjen në fillim të vitit shkollor ose me njoftime që i shënon çdo herë në ditarin apo në fletoren e njoftimeve të fëmijës. Është mundur të informoheni edhe ju në shkollë dhe të kërkoni programin e pushimeve (kalendarin shkollor, calendario scolastico) të miratuar për këtë vit shkollor. Altri giorni di vacanza possono essere decisi dalla scuola e distribuiti durante l’anno. La scuola informa la famiglia all’inizio dell’anno scolastico oppure ogni volta con un avviso sul diario o sul quaderno delle comunicazioni del ragazzo. È possibile anche informarsi a scuola e chiedere il programma delle vacanze (calendario scolastico) deciso per quell’anno. “Mos harroni të kontrolloni ditarin apo fletoren e njoftimeve të fëmijës!” “Ricordate di controllare sempre il diario o il quaderno delle comunicazioni!” d. Si regjistrohen fëmijët? Dokumenta të nevojshme Prindi që dëshiron të regjistrojëfëmijën në shkollë duhet të shkojë në sekretarinë e shkollës dhe 1) të tërheqë formularin e regjistrimit (Domanda di iscrizione) në ciklin e lartë të shkollën 8-vjeçare dhe ta mbushë me të dhënat e fëmijës. d. Come iscrivere i vostri ragazzi? I documenti necessari Il genitore che vuole iscrivere il figlio a scuola deve andare alla segreteria scolastica e 1) ritirare il modulo per l’iscrizione (Domanda di iscrizione) alla scuola secondaria di primo grado e compilarlo con i dati anagrafici del ragazzo. 2) Consegnare, se li possiede : 2) të dorëzojë, në se i ka - lejen e qëndrimit ose një çertifikatë të fëmijës nga gjendja civile (çertifikatë lindjeje ose familjare) - çertifikatën e vaksinave - dokumentat e shkollës që fëmija ka frekuentuar në vendin e lindjes ose autorizim nga një shkollë tjetër italjane. Në se prindi nuk e ka çertifikatën e lindjes dhe dokumentat që kanë të bëjnë me shkollën e frekuentuar, mund të deklarojë nën përgjegjësinë e vet ditën kur fëmija ka lindur dhe klasën që ka frekuentuar në vendin e lindjes (ose sa vjet shkollë ka kryer). - il permesso di soggiorno o una certificazione anagrafica del ragazzo (certificato di nascita o stato di famiglia) un certificato delle vaccinazioni la documentazione della scuola frequentata nel paese di provenienza o il nulla osta di altra scuola italiana. Se il genitore non possiede il certificato di nascita e i documenti relativi alla scuola frequentata, può dichiarare sotto la propria responsabilità il giorno in cui il ragazzo è nato e la classe frequentata nel paese di provenienza (o quanti anni di scuola ha già frequentato). Në se prindi nuk e ka çertifikatën e vaksinave, ai duhet t’i drejtohet mjekut i cili do të thotë se çfarë duhet bërë në këtë rast. Se il genitore non possiede il certificato delle vaccinazioni deve rivolgersi al medico che valuterà cosa fare in quel caso. Bashkëngjitur do të gjeni një listë të zyrave të Shëndetsisë (ASL- it) të Firences, ku mund të regjistroheni në shërbimin shëndetsor ju dhe fëmija juaj dhe të keni falas një mjek. In allegato troverete un elenco degli uffici della Azienda Sanitaria Locale (ASL) di Firenze dove è possibile iscriversi ed iscrivere il vostro ragazzo al servizio sanitario ed avere un medico gratuitamente. e. Çfarë mund të zgjedhësh? e. Cosa è possibile scegliere? Në momentin e regjistrimit prindërit mund të bëjnë disa zgjedhje: 1) mund të kërkojnë që fëmija të mund të frekuentojë edhe aktivitete fakultative që shkolla organizon përveç orarit të detyrueshëm; 2) mund të kërkojnë mësimin e fesë katolike ose mund të bëjnë një zgjedhje tjetër; 3) mund të kërkojnë transportin nëse fëmija është disabël; 4) nëse shkolla ka mensë mund të kërkoni ndryshim të menusë që ju propozohet në se ka arsye shëndetsore ose fetare. Al momento dell’iscrizione i genitori devono fare alcune scelte: 1) possono richiedere che il ragazzo frequenti anche le attività facoltative che la scuola organizza oltre all’orario obbligatorio; 2) possono richiedere l’insegnamento della religione cattolica o fare una scelta alternativa; 3) se il ragazzo è disabile, possono richiedere un servizio di trasporto; 4) se nella scuola è presente la mensa, possono richiedere una variazione del menù proposto se ci sono motivi di salute e religiosi. 1) Orari i detyrueshëm dhe orë me zgjedhje 1) Orario obbligatorio e ore facoltative Në ciklin e lartë të shkollës 8-vjeçare ka një sasi orësh mësimore vjetore të detyrueshme për lëndë të ndryshme: Mesatarja e orëve për një javë është 29 orë të detyrueshme. Nella scuola secondaria di primo grado c’è un quantitativo annuale di ore di lezione obbligatorio per le varie materie. In una settimana questo fa una media di 29 ore obbligatorie. Çdo shkollë mund të shtojë edhe orë të tjera fakultative për aktivitete edukative dhe për laboratore në disiplinat e ndryshme mësimore që mund të arrijnë deri në 4 orë javore. Ogni scuola può inoltre aggiungere ore facoltative di attività educative e di laboratori nelle materie disciplinari, fino a un massimo di quattro ore alla settimana. Shkolla organizon këto aktivitete dhe mësime fakultative në mënyrë që të plotësojë dhe pasurojë mësimet e detyruara si dhe duke marrë parasysh kërkesat e familjeve. Pjesëmarrja në këto aktivitete është falas. La scuola organizza queste attività e insegnamenti facoltativi in modo da completare ed arricchire l’insegnamento obbligatorio anche tenendo conto delle richieste delle famiglie. La frequenza alle attività facoltative è gratuita. Orari javor vendoset nga secila shkollë, nganjëherë oraret e hyrjes dhe daljes janë të ndryshme në ditë të ndryshme të javës nga e hëna në të shtunë. Disa shkolla i zhvillojnë mësimet si në mëngjes ashtu edhe mbasdite nga e hëna në të premte dhe janë të mbyllura të shtunën (me orar të zgjatur) (orario prolungato). Këto shkolla vënë në dispozicion të nxënësve mensë. Edhe fillimi i mësimit ndryshon nga shkolla në shkollë dhe zakonisht mund të jetë nga ora 8,00 deri në orën 8,30. Nga mesi i paradites ka një pushim të shkurtër dhe nxënësit hanë mëngjesin që kanë marrë nga shtëpia. L’orario settimanale è stabilito dalla singola scuola, a volte con differenti orari di uscita per ciascun giorno della settimana, dal lunedì al sabato. Alcune scuole organizzano le lezioni sia al mattino che al pomeriggio, dal lunedì al venerdì e restano chiuse il sabato (orario prolungato). Queste scuole mettono a disposizione degli alunni un servizio mensa. Anche l’inizio delle lezioni varia da scuola a scuola: in genere è compreso tra le 8,00 e le 8,30. A metà della mattinata c’è un piccolo intervallo fra le lezioni e i ragazzi mangiano una merenda portata da casa. “Është shumë e rëndësishme respektimi i orarit mësimor. Pyesni në shkollë për orarin e klasës së fëmijës tuaj dhe bëni të mundur që ai ta respektojë atë.” 2) Mësimi i fesë katolike Në ciklin e lartë të shkollës 8-vjeçare është parashikuar mësimi i fesë katolike për një orë në javë. Në momentin e regjistrimit, prindi vendos nëse fëmija do të ndjekë ose jo mësimin e fesë katolike. Si mundësi tjetër, përveç mësimit të fesë, mun të zgjidhni aktivitete të tjera mësimore, studim individual, vetëm ose me një mësues; ose nëse orari e lejon mund të zgjidhni që fëmija juaj të hyjë më vonë ose të dalë më parë nga shkolla. “E’ molto importante rispettare l’orario delle lezioni. Chiedete alla scuola l’orario della classe di vostro figlio e fate in modo che lo rispetti”. 2) L’insegnamento della religione cattolica. Nella scuola secondaria di primo grado è previsto l’insegnamento della religione cattolica per un’ora alla settimana. Al momento dell’iscrizione il genitore sceglie se far frequentare o non far frequentare questo insegnamento al ragazzo. In alternativa alla religione può scegliere altre attività didattiche e formative, lo studio individuale, da solo o seguito da un insegnante, oppure, se l’orario lo permette, può scegliere di far entrare dopo o far uscire prima il figlio da scuola. Për të bërë një zgjedhje të tillë, duhet të mbushni një formular (Formulari për ushtrimin e të drejtës për të zgjedhur ose jo mësimin e fesë katolike: Modulo per l’esercizio del diritto di scegliere se avvalersi o non avvalersi dell’insegnamento della religione cattolica). 3) Trasporti për fëmijët disabël Familja mund të kërkojë për fëmijën me probleme transport gratis nga shtëpia në shkollë. Për të përfituar këtë shërbim është e nevojshme të shkoni në zyrën e transportit të Bashkisë. Zyrat e Bashkisë që merren me transportin shkollor gjenden në adresën: Via Nicolodi, nr.2 (afër Stadiumit, autobuzi nr.11 dhe 17) telefononi në numrin: 055/2625655. 4) Mensa (refezione scolastica ose mensa) Në ditët kur fëmijët kanë mësim si paradite ashtu dhe mbasdite (orar i zgjatur) (tempo prolungato), shkollat venë në dispozicion mensën dhe nëse ka arsye shëndetsore apo fetare, familja mund të kërkojë një ndryshim të menusë. Nëse djeta kërkohet për arsye shëndetsore është e nevojshme një çertifikatë mjeksore. f. Shpenzimet dhe ndihma për familjet? Ndjekja e ciklit të lartë të shkollës 8vjeçare është falas. Familjet megjithatë duhet të paguajnë një kontribut për regjistrim, ku përfshihet sigurimi, librat shkollorë si dhe materiali që mësuesit ju kërkojnë të bleni për aktivitetet mësimore. Në faqet e fundit do të gjeni një listë materialesh shkollore nga më të njohurat. Pyetni mësuesit se cilët nga këto materiale duhet të blini. Per questa scelta bisogna riempire un modulo (Modulo per l’esercizio del diritto di scegliere se avvalersi o non avvalersi dell’insegnamento della religione cattolica). 3) Trasporto per ragazzi disabili La famiglia può richiedere per il ragazzo disabile un servizio di trasporto gratuito tra l’abitazione e la scuola. Per ottenere questo servizio è necessario andare direttamente all’ufficio dei trasporti del Comune. Gli uffici del Comune che si occupano del trasporto scolastico si trovano in via Nicolodi 2 (zona Stadio, autobus n. 11 e 17) telefono 055/2625655. 4) La mensa (refezione scolastica o mensa) Quando le lezioni si svolgono sia la mattina che il pomeriggio (tempo prolungato) le scuole mettono a disposizione un servizio mensa e se ci sono motivi di salute o religiosi, la famiglia può richiedere una variazione sul menù. Per ottenere una dieta per motivi di salute è necessario presentare un certificato medico. f. Quali spese e quali aiuti alle famiglie? La scuola secondaria di primo grado è gratuita. Le famiglie devono però pagare un contributo per l’iscrizione, comprensivo di una assicurazione, i libri di testo e il materiale che gli insegnanti chiedono di acquistare per le attività. Nelle ultime pagine troverete un elenco dei materiali scolastici più diffusi. Chiedete agli insegnanti di segnare quali fra questi materiali dovete acquistare. Nëse familja ka të ardhura të ulta mund të bëni një deklaratë të situatës ekonomike të familjes (attestazione ISEE) si dhe të bëni një kërkesë në Komunë për të patur një ndihmë financiare. Se la famiglia ha un basso reddito può fare un’attestazione della situazione economica della famiglia (attestazione ISEE) e fare domanda al Comune per ricevere un aiuto finanziario. Kjo ndihmë jepet në dy mënyra: kontribut për blerje librash teksti dhe një bursë studimi për të mbështetur në përgjithësi shpenzimet shkollore. Kërkesa për marrjen e kontributeteve duhet të paraqitet në muajt tetor dhe nëntor. (në përgjithësi brenda muajit nëntor). Është e nevojshme të informoheni në shkollë dhe të kërkoni në segretari formularin përkatës. (Dhënie e një kontributi personal për të drejtën për studim). (Erogazione contributi individuali per il diritto allo studio). Questo aiuto consiste in due tipi di contributo: un contributo per l’acquisto dei libri di testo e una borsa di studio per sostenere le spese di istruzione generali. La domanda per i contributi deve essere presentata nei mesi di ottobre o novembre (in genere entro metà novembre). E’ necessario informarsi a scuola e chiedere in segreteria il modulo relativo (Erogazione contributi individuali per il diritto allo studio). “Kujdes: për të marrë kontributin për materialet shkollore të blera duhet të ruani kuponat (scontrini)”. “Attenzione: per avere il rimborso del materiale scolastico acquistato occorre conservare gli scontrini”. Kur shkolla ka mensë, ajo mundësohet nga Bashkia (Komuna) dhe është me pagesë. Pagesa bëhet duke plotësuar modularin e Postës që ju vjen në shtëpi një herë në muaj. Il servizio della mensa, quando è presente, è fornito dal Comune ed è a pagamento. I pagamenti avvengono per mezzo di un bollettino postale che arriva a casa una volta al mese. Për të patur trarifa të reduktuara për mensën ose për ta patur atë falas duhet të shkoni në zyrat e Bashkisë (Komunë) dhe të bëni një deklaratë për të ardhurat ekonomike të familjes suaj (attestazione ISEE). Per pagare una tariffa ridotta per la mensa o per averla gratuita bisogna fare l’attestazione ISEE e fare domanda al Comune. Ku ndodhen Zyrat e Bashkisë? Dove sono gli Uffici del Comune? Zyrat e bashkisë që merren me këto shërbime dhe që mund t’ju ndihmojnë për përfitimin e kontributeteve janë zyrat e Drejtorisë së Arsimit të Bashkisë që ndodhen në adresën Via Nicolodi 2 (afër stadiumit), autobuzi n.11 dhe 17. Gli uffici comunali che si occupano di questi servizi e che possono aiutarvi per i contributi sono quelli della Direzione Istruzione del Comune e si trovano in via Nicolodi 2 (zona Stadio) autobus n. 11 e 17. Për të patur të gjitha informacionet mbi shërbimet dhe pagesat mund të telefononi në këto numra: Per avere tutte le informazioni sui servizi e sui pagamenti si può anche telefonare ai seguenti numeri: Për deklaratën (ISEE) dhe kontributet tel. 055 262 5688 – 5817 Transporti shkollor për personat disabël tel. 055 262 5655 Mensa e shkollës: pagesat tel. 055 262 5606 Mensa e shkollës: vaktet dhe dietat tel. 055 262 5624-5808-5806 Attestazione ISEE e contributi tel. 055 262 5688 – 5817 Trasporto scolastico disabili tel. 055 262 5655 Refezione scolastica pagamenti tel. 055 262 5606 Refezione scolastica pasti e diete tel. 055 262 5624-5808-5806 Zyrat janë të hapura zakonisht të hënën, të mërkurën dhe të premten nga ora 9.00 deri në orën 13.00; ndërsa të martën dhe të enjten nga ora 15.00 e deri në orën 17.00. Për të marrë çertifikatën (ISEE) duhet të mirrni më parë takim me punonjësit e zyrës. Gli uffici sono aperti di norma: lunedì, mercoledì e venerdì dalle 9 alle 13; martedì e giovedì dalle 15 alle 17 per fare le attestazioni ISEE occorre prendere appuntamento con l’ufficio. Tarifa të reduktuara për autobuzin Riduzione per l’autobus Nëse fëmija juaj shkon në shkollë me autobus, mund t’i bëni abone me çmim të reduktuar (abbonamento ridotto per studenti). Për informacione të mëtejshme si dhe për të bërë abonimin duhet të shkoni në Zyrat e Abonimit ATAF në Piazza Stazione. Se il ragazzo va scuola con l’autobus può ottenere un abbonamento a un prezzo ridotto (abbonamento ridotto per studenti). Per avere tutte le informazioni e fare l’abbonamento andate all’Ufficio Abbonamenti ATAF in Piazza Stazione. 3. Brenda shkollës 3. Dentro la scuola a. Personeli shkollor a. Il personale scolastico Brenda shkollës punojnë: Dentro la scuola lavorano: 1) Mësuesit (“il professore” - “la professoressa”) Për secilën klasë ka shumë mësues që japin lëndë të ndryshme. Njëri prej tyre është mësuesi të cilit i referohen prindërit il coordinatore/coordinatrice, edhe pse mund t’u drejtoheni edhe mësuesve të tjerë. Në klasë mund të jetë i pranishëm edhe një mësues tjetër i cili ka për detyrë të dihmojë nga ana edukative fëmijët handikapatë (mësues ndihmë, insegnante di sostegno). 1) Gli insegnanti (“il professore” - “la professoressa”) In ogni classe ci sono più insegnanti che insegnano materie diverse. Uno di questi è il coordinatore/coordinatrice per le famiglie, anche se potete rivolgervi a ciascuno di loro. In classe può essere presente anche un insegnante che ha il compito dell’assistenza educativa degli alunni portatori di handicap (insegnante di sostegno). 2) Rojet Rojet merren me: - hapjen dhe mbylljen shkollës kujdesen për portinerinë - presin prindërit - bashkëpunojnë për të kontrolluar fëmijët kur janë jashtë klasave - u përgjigjen telefonatave - kujdesen për regullin dhe pastërtinë 2) I custodi I custodi si occupano di: - aprire e chiudere la scuola e gestire il servizio di portineria - accogliere i genitori - collaborare a controllare i ragazzi fuori dalle aule - rispondere al telefono - curare l’ordine e la pulizia dei locali 3) Sekretarët Sekretarët kanë detyrë të merren me anën administrative të shkollës. Ata merren në veçanti: - me regjistrimet e fëmijëve në shkollë dhe me shërbime të ndryshme. - me të gjithë dokumentacionin shkollor të nevojshëm për nxënësin. 3) I segretari I segretari hanno il compito della gestione amministrativa della scuola. In particolare si occupano - dell’ iscrizione dei ragazzi alla scuola e ai suoi servizi - di tutta la documentazione scolastica necessaria all’alunno. 4) Drejtuesi i shkollës (“il Preside” - “la Preside”) Drejtori i shkollës ka përgjegjësinë për funksionimin e tërë institutit shkollor dhe koordinimin e punës së të gjithë personelit. 4) Il dirigente scolastico (“il Preside” “la Preside”) Il Preside ha la responsabilità del funzionamento generale dell’intero istituto scolastico e del coordinamento di tutto il personale. 2) Provim shtetëror në fund të klasës së tretë 2) L’esame di Stato a conclusione del terzo anno Në përfundim të klasës së tretë (viti i fundit i shkollës 8-vjeçare) cikli i lartë i shkollës 8vjeçare përfundon me provim shtetëror, që ka të bëjë me lëndët mësimore të vitit të fundit;që parashikon provë me shkrim në Italisht, Matematikë, Anglisht, Gjuhë e huaj e dyë e njërit nga vendet e Komunitetit Evropjan si dhe një provë me gojë. Provimi zhvillohet në fund të mësimeve, zakonisht në gjysmën e dytë të gushtit. Marrja e këtij provimi përfundimtar është i nevojshëm për të kaluar në shkollën e mesme që është e llojeve të ndryshme, me degë, lëndë dhe kohëzgjatje të ndryshme njëra nga tetra. Alla fine del terzo anno la scuola secondaria di primo grado si conclude con un esame di Stato, in relazione alle discipline di insegnamento dell’ultimo anno, che prevede prove scritte di Italiano, Matematica, Lingua inglese, la seconda Lingua straniera dell’Unione Europea e una prova orale. L’esame si svolge dopo la fine delle lezioni, in genere nella seconda metà del mese di giugno. Il superamento dell’esame conclusivo è necessario per accedere alla scuola secondaria di secondo grado, che è differenziata in vari tipi di scuole, con orientamento, materie disciplinari e durata diversi fra loro. d. Çfarë tjetër ofron shkolla? d. Cos’altro offre la scuola? Për fëmijën që nuk flet italisht Per il ragazzo che non sa l’Italiano Për të ndihmuar fëmijën tuaj që të integrohet në klasë, në disa shkolla, ka mësues specialistë që kanë detyrë të ndihmojnë fëmijët e huaj të mësojnë sa më shpejt italishten si gjuhë të dytë. Në rajone të ndryshëm ka edhe qendra alfabetizimi për gjuhën e dytë që kanë të njejtin qëllim. Fëmijët që nuk dinë të flasin italisht ose që kanë nevojë ta përmisojnë atë, bëjnë aktivitete gjuhësore një ose shumë herë në javë me mësuesit e këtyre qendrave. Aktivitetet mund të zhvillohen pranë këtyre qëndrave ose në shkollë. Ky shërbim është tërësisht falas. Per aiutare il vostro ragazzo ad inserirsi nella classe, in alcune scuole sono presenti degli insegnanti specialisti che hanno il compito di aiutare i ragazzi stranieri ad apprendere più facilmente l’italiano come seconda lingua. In vari quartieri sono presenti anche dei centri di alfabetizzazione in L 2 che hanno la stessa funzione. I ragazzi che non sanno parlare italiano o che devono perfezionarlo fanno attività linguistiche per una o più volte la settimana con gli insegnanti dei Centri. Le attività possono svolgersi presso la sede del Centro o a scuola. Questo servizio è completamente gratuito. Për informacione të mëtejshme ose në se dëshironi të vizitoni Qendrën e alfabetizimit në gjuhën italjane të rajonit (lagjes) tuaj mund të drejtoheni në shkollën tuaj ose në Bashki ( tel. 055 2625617). Per maggiori informazioni o se volete visitare il Centro di alfabetizzazione in L2 del vostro Quartiere rivolgetevi alla vostra scuola o al Comune (tel. 055 2625617). Shpesh programohet një ekskursion shkollor në një qytet tjetër apo vend që paraqet interes nga ana kulturore apo natyrore. Shkolla lajmëron gjithmonë familjen dhe u kërkon prindërve të firmosin një autorizim për pjesmarrjen e fëmijës. Normalisht shpenzimet i përballon familja. Spesso è prevista anche una gita scolastica in un’altra città o località di interesse culturale o naturalistico. La scuola avvisa sempre la famiglia dell’uscita o gita e chiede ai genitori di firmare un’autorizzazione per la partecipazione del ragazzo. Normalmente le spese sono a carico della famiglia. c. Si bëhet vlerësimi i nxënësve? c. Come sono valutati gli alunni? 1) “Dëftesa e vlerësimeve” 1) “La scheda di valutazione” Çdo vit shkollor është i ndarë në dy pjesë (2 semestra). • nga shtatori në janar ○ nga shkurti në qershor. Në janar dhe në qershor mësuesit vlerësojnë rezultatet shkollore të fëmijëve dhe përgatisin një dëftesë vlerësimesh me gjykimet për secilën lëndë mësimore dëftesën e vlerësimeve (scheda di valutazione). Mësuesit organizojnë takime me prindërit për dorëzimin e këtyre dëftesave. Ata që nuk paraqiten në ditët e caktuara, mund të tërheqin dëftesat në sekretari. Dëftesa e vlerësimeve që jepet në janar duhet të firmoset nga prindi dhe të dorëzohet në shkollë. Dëftesa që jepet në fund të vitit shkollor i mbetet familjes. “Dëftesa e vlerësimeve është një dokument i rëndësishëm dhe duhet ruajtur”. Ogni anno scolastico è diviso in due parti (2 quadrimestri): o da settembre a gennaio o da febbraio a giugno. A gennaio e a giugno gli insegnanti valutano i risultati scolastici del ragazzo e preparano un documento di valutazione con giudizi in ciascuna materia di studio: la “scheda di valutazione”. Gli insegnanti organizzano degli incontri per consegnare questa scheda alla famiglia. Chi non può andare nei giorni stabiliti, può ritirarla in segreteria. La scheda di gennaio deve essere firmata e riconsegnata alla scuola. La scheda di fine anno scolastico resta alle famiglie. “La scheda di valutazione è un documento importante e deve essere conservato”. Në dëftesën e vlerësimeve mësuesit përshkruajnë shkurt mbarëvajtjen shkollore të fëmijës dhe japin një gjykim të shkurtër për secilën lëndë. Gjykimi mund të jetë: Nella scheda di valutazione gli insegnanti descrivono brevemente il rendimento scolastico del ragazzo e danno un giudizio sintetico per ogni materia. Il giudizio può essere: Shkëlqyeshëm Shumë mirë Mirë Mjaftueshëm Pamjaftueshëm (Dobët) Ottimo Distinto Buono Sufficiente Non sufficiente Shpesh në shkollë vijnë persona që nuk punojnë në shkollë, për shembull nga Bashkia, të cilët merren me aktivitete të ndryshme integrative si për shembull mësimdhënia e gjuhës italjane për nxënësit e huaj ose shoqërimin e nxënësve disabël. Spesso nelle scuole è presente anche personale non scolastico, ad esempio del Comune, che si occupa di diverse attività integrative come l’insegnamento della lingua italiana ai ragazzi stranieri e l’accompagnamento degli alunni disabili. “Mos harroni se në rast nevoje, ju mund t’i drejtoheni personelit shkollor”. “Ricordate che potete rivolgervi sempre al personale scolastico in caso di bisogno”. b. Çfarë mësojnë fëmijët në shkollë? 1) Lëndët mësimore Në shkollën 8-vjeçare nxënësit studjojnë: ● ● ● ● ● ● ● ● ● ● ● ● ● Gjuhë italjane Histori Gjeografi Matematikë Shkenca Anglisht Frëngjisht ose një gjuhë tjetër e Bashkimit Evropjan Teknologji Informatikë Art dhe imagjinatë Muzikë Shkenca fizike e sportive (edukim fizik) Fe katolike (nëse prindët e kërkojnë) Nxënësit mund të marrin pjesë gjithashtu edhe në aktivitete të programuara nga shkolla e tyre. 2) Vizita mësimore dhe ekskursione shkollore Gjatë vitit shkollor shkolla organizon zakonisht edhe vizita në qytet apo periferi (pë shembull vizita nëpër muzeume, ekspozita, parqe,etj…). b. Cosa imparano i ragazzi a scuola? 1) Le materie scolastiche Alla scuola secondaria i ragazzi studiano: • • • • • • • • • • • • • Italiano Storia Geografia Matematica Scienze Inglese Francese o un’altra lingua dell’Unione Europea Tecnologia Informatica Arte e Immagine Musica Scienze motorie e sportive (educazione fisica) Religione Cattolica (se i genitori richiedono la frequenza) Possono inoltre partecipare alle attività facoltative previste dalla propria scuola. 2) Uscite didattiche scolastiche e gite Nel corso dell’anno la scuola organizza di solito anche delle uscite nella città e nei dintorni (ad esempio per visitare musei, mostre, parchi ecc..). 4. Shkolla dhe familja 4. La scuola e la famiglia Mësuesit janë të gatshëm të takojnë prindërit herë pas here për të folur për programin shkollor, për fëmijët, për përparimet e tyre, për vështirësitë dhe për mënyrën e kapërcimit të tyre. Këto takime janë shumë të rëndësishme sepse edukimi i fëmijëve dhe integrimi i tyre në shkollë varen edhe nga bashkëpunimi midis shkollës dhe familjes. Gli insegnanti sono disponibili a parlare con i genitori del programma scolastico, dei ragazzi, dei loro progressi, delle loro difficoltà e di come superarle. Questi momenti di incontro sono molto importanti perché l’educazione dei ragazzi e il loro buon inserimento a scuola dipendono anche dalla collaborazione fra scuola e famiglia. a. Takimet me mësuesit (ricevimento) a. I colloqui con gli insegnanti (ricevimento) Secili mësues ka në dispozicion një orë në javë për të pritur prindërit dhe për të biseduar me ta për mbarëvajtjen shkollore të fëmijëve; për të marrë të dhëna dhe për të parë bashkë se si mund të kalohen vështirësitë e ndryshme. Përveç kësaj, shkolla organizon dy herë në vit një takim mbasdite ku janë të pranishëm të gjithë mësuesit të cilët janë në dispozicion të të gjithë prindërve (ricevimento generale). Në fillim të vitit shkollor, shkolla i komunikon familjes kalendarin e takimeve me prindër, të cilët mund të informohen edhe vetë pranë sekretarisë së shkollës dhe shpesh oraret e takimeve me prindër janë të varur në një vend të dukshëm nga të gjithë. Zakonisht gjatë takimeve me prindër, ka shumë njerëz dhe shpesh shkolla e komunikon mënyrën e organizimit për të lehtësuar mbarëvajtjen e takimeve me prindër. Në raste të veçanta, mësuesit mund të thërrasin prindët në shkollë edhe në momente të tjera përveç takime të përcaktuara. Por edhe prindi, në rast nevoje, mund të kërkojë një takim me mësuesit përveç takimeve të përcaktuara. Ciascun insegnante dispone di un’ora alla settimana per ricevere i genitori e parlare con loro del rendimento scolastico dei ragazzi, per chiedere informazioni e per vedere insieme come superare le eventuali difficoltà. Inoltre la scuola organizza, due volte all’anno, un ricevimento pomeridiano in cui sono presenti tutti i professori, a disposizione di tutti i genitori (ricevimento generale). All’inizio dell’anno la scuola comunica alla famiglia il calendario dei ricevimenti, ma un genitore può sempre informarsi presso la segreteria didattica e spesso l’orario di ricevimento degli insegnanti è appeso in un luogo della scuola ben visibile da tutti. Il ricevimento generale è in genere molto affollato e spesso la scuola comunica specifiche modalità organizzative per renderne possibile lo svolgimento. In casi particolari, gli insegnanti possono convocare i genitori anche in momenti diversi da quelli stabiliti. Ma anche il genitore, in caso di necessità, può richiedere un colloquio con gli insegnanti in orario diverso da quello stabilito. “Në se dëshironi të flisni për fëmijën tuaj, kërkoni takim me mësuesit. Nëse nuk flisni italisht, kërkoni në shkollë praninë e një mediatori linguistik (përkthyes) gjatë takimit me mësuesin”. “Se volete parlare di vostro figlio chiedete di incontrare gli insegnanti. Se non conoscete l’italiano, richiedete alla scuola la presenza di un mediatore linguistico all’incontro con l’insegnante”. b. Zgjedhja e përfaqësuesve të klasës b. Elezione dei rappresentanti di classe Në fillim të vitit shkollor, prindërit e çdo klase mblidhen, në një ditë të përcaktuar nga shkolla për të zgjedhur përrfaqësuesit e klasës. Përfaqësuesit e klasës janë zëdhënësit e kërkesave të familjeve drejtuar shkollës, marrin pjesë në mbledhjet e këshillit pedagogjik që zhvillohen gjatë vitit shkollor dhe u komunikojnë familjeve të tjera njoftime dhe informacione All’inizio dell’anno i genitori di ogni classe si riuniscono, in un giorno stabilito dalla scuola, per eleggere i quattro rappresentanti di classe. I rappresentanti dei genitori sono i portavoce delle esigenze delle famiglie verso la scuola, partecipano ai consigli di classe che si tengono durante l’anno e riferiscono alle altre famiglie comunicazioni ed informazioni. c. Il consiglio di classe c. Këshilli pedagogjik Një herë në muaj, mësuesit mblidhen në këshillin pedagogjik për të diskutuar për metodat mësimore dhe për mbarëvajtjen e përgjithshme të klasës. Në këto raste shpesh janë të pranishëm edhe katër përfaqësuesit e prindërve. d. Këshilli i institutit Una volta al mese gli insegnanti si riuniscono nei consigli di classe per discutere della didattica e del rendimento generale della classe. In queste occasioni sono spesso presenti i quattro rappresentanti dei genitori. d. Il Consiglio d’Istituto Këshilli i institutit është organ përfaqësues i të gjithë përbërësve të shkollës dhe mblidhet periodikisht. Përfaqësues nga prindët mund të ftohen të marrin pjesë në marrjen e vendimeve. Il consiglio d’istituto è un organo di rappresentanza di tutte le componenti della scuola e si riunisce periodicamente. Anche alcuni rappresentanti dei genitori sono invitati a partecipare alle decisioni da prendere. e. Për çfarë e informon shkolla familjen e. Cosa comunica la scuola alla Gjatë vitit shkollor, shkolla herë pas here bën njoftime si për shembull: Durante l’anno scolastico la scuola fa periodicamente delle comunicazioni come per esempio: - avvisi di vacanze scolastiche - variazioni di orario di entrata e uscita - njoftime për pushimet shkollore - ndryshime orari hyrje dhe dalje nga shkolla famiglia - ndërprerje mësimesh - kërkesë për autorizim për vizita shkollore apo ekskursione - lajmërime për mbledhje klase për përfaqësuesit e zgjedhur - lajmërime për datën e shpërndarjes së dëftesave të vlesësimeve - kërkesë për takim me prindër për të parë së bashku se si mund të kalohen vështirësitë që mund të ketë fëmija ose kur verifikohet një numër i tepruar mungesash. - sospensione delle lezioni - richiesta di autorizzazioni per visite guidate e gite - avvisi di consigli di classe per i rappresentanti eletti - avvisi di consegna della scheda di valutazione - richiesta di colloquio con i genitori, per vedere insieme come superare eventuali difficoltà del figlio o quando si verifica un numero eccessivo di assenze. Këto njojftime bëhen nëpërmjet ditarit ose fletores së njojtimeve të fëmijës ose me njojtime të përkthyera në gjuhën e familjes. Queste comunicazioni sono fatte attraverso il diario o il quaderno delle comunicazioni del ragazzo oppure con degli avvisi tradotti nella lingua della famiglia. “Mos harroni asnjëherë të kontrolloni ditarin ose fletoren e njohtimeve dhe porosititni fëmijët t’ju dorëzojnë njoftimet nga shkolla!” “Ricordate di controllare sempre il diario o il quaderno delle comunicazioni e raccomandate a vostro figlio di consegnarvi le comunicazioni della scuola!” f. Për çfarë e informon familja shkollën f. Cosa comunica la famiglia alla scuola Edhe familja mund të njoftojë shkollën ose t’i bëjë kërkesë asaj si për shembull: Anche la famiglia può fare alla scuola comunicazioni o richieste come per esempio: - të kërkojë takim me mësuesit të kërkojë mundësinë për fëmijën të dalë përpara orarit - në rastet kur fëmija nuk ndjehet mirë, mund të kërkoni që të mos bëjë aktivitet sportiv - të kërkoni një autorizim (nullaosta) të nevojshëm për transferimin e fëmijës në një shkollë tjetër. - chiedere di parlare con gli insegnanti chiedere di far uscire in anticipo il ragazzo chiedere che il figlio non faccia attività motoria se un giorno non sta bene chiedere il documento (nullaosta) necessario per trasferire il figlio in un’altra scuola. Mungesa Assenze Familja ka përgjegjësinë të informojë shkollën në raste mungesash ose për situata të tjera të veçanta që kanë të bëjnë me nxënësin. La famiglia ha la responsabilità di informare la scuola in caso di assenza o di altre situazioni particolari che riguardano l’alunno. Kini veçanërisht parasysh se: In particolare ricordate che - me të filluar shkolla prindi duhet të tërheqë në shkollë librezën e mungesave (libretto delle giustificazioni) (zakonisht tërhiqet në sekretarinë e shkollës) dhe të vendoset aty firmën e vet. Libreza duhet të mbahet nga prindi; - all’inizio della frequenza scolastica un genitore deve ritirare il libretto delle assenze (libretto delle giustificazioni) a scuola (in genere si ritira in segreteria) e contrassegnarlo con la propria firma. Il libretto deve essere tenuto dai genitori; - çdo mungesë duhet të jetë gjithmonë e justifikuar nga njëri nga prindërit në librezën e mungesave, duke treguar arsyen qoftë kjo familjare apo shëndetsore (sëmundje); - ogni assenza deve essere sempre giustificata da uno dei genitori sul libretto delle assenze, specificando se si tratta di assenza per motivi familiari o di malattia; - për më shumë se 5 ditë mungesa për arsye shëndetsore duhet sjellë në shkollë çertifikata mjeksore (certificato medico) që vërteton shërimin e fëmijës; - dopo più di 5 giorni di assenza per malattia bisogna portare a scuola un certificato medico (certificato medico) che attesta la guarigione del ragazzo; - shkolla duhet të lajmërohet gjithmonë nëse parashikohen mungesa të zgjatura të nxënësit, për shembull nëse kthehet për njëfarë kohe në vendin e lindjes ose nëse transferohet përkohësisht ose përfundimisht në një shkollë tjetër. - la scuola deve essere sempre informata in caso si prevedano assenze prolungate dell’alunno, per esempio se rientra temporaneamente nel paese d’origine o se si trasferisce temporaneamente o definitivamente in un’altra località. Bashkëngjitur do të gjeni një listë të zyrave Shëndetsisë (ASL- it) të Firences, ku është e mundur të regjistroheni në shërbimin shëndetsor dhe të keni falas një mjek ju dhe fëmija juaj, të mjekoni fëmijën kur sëmuret dhe të mirrni çertifikatat e nevojshme për shkollën. In allegato troverete un elenco degli uffici della ASL di Firenze, dove è possibile iscriversi ed iscrivere il ragazzo al servizio sanitario ed avere un medico gratuitamente, per curare il ragazzo quando si ammala e per fare i certificati necessari alla scuola. Adresa telefonike për njoftime urgjente Në momentin e regjistrimit, shkolla ju kërkon adresën dhe numrin e telefonit të shtëpisë. Mund t’u kërkohen prindërve edhe numra të tjerë telefoni për rastet kur shkolla ka nevojë urgjente të takojë prindët ose kur fëmija nuk ndjehet mirë. Recapiti telefonici per comunicazioni urgenti Al momento dell’iscrizione la scuola chiede l’indirizzo e il recapito telefonico della famiglia. Altri recapiti telefonici possono essere richiesti ai genitori per rintracciarli in caso di urgenza o per eventuali malesseri del figlio. Nëse ndërroni adresë apo telefon, mos harroni t’ia komunikoni edhe shkollës. Se cambiate abitazione o telefono, ricordate di comunicarlo alla scuola. Udhëzues për blerjen e materialeve shkollorë (mund t’ju shërbejë kjo listë për t’u kërkuar mësuesve se cilët materiale shkollore duhet të blini) Guida all’acquisto dei materiali scolastici (potete servirvi di questo elenco per chiedere agli insegnanti quali materiali acquistare) 1 çantë supi 1 ditar 1 fletore për njoftimet midis shkollës dhe familjes n° ....... fletore të trasha ose normale me kuadrate kuadrata prej 0, 4 cm kuadrata prej 0, 5 cm kuadrata prej 1 cm n° ....... fletore të trasha ose normale me viza dosje me unaza për të mbajtur fleta fletë të shkëputura me kadrata ose me viza fletë ndarëse me ngjyra për dosje me unaza një rubrikë një penë të thjeshtë biro e kuqe një penë të thjeshtë biro e zezë ose blu një penarel me ngjyrë me majë të hollë i tipit …….. me gjyrë një çantë plastike për edukim teknik me përmasa afërsisht: cm .... x cm ...... një çantë plastike për edukim artistik me përmasa afërsisht: cm .... x cm ...... një dosje e vogël prej kartoni me përmasat afërsisht: cm .... x cm ...... një album vizatimi FA4 me fleta të lëmuara/të ashpra një bllok për vizatim F2 me fleta të lëmuara me kënde të vizuara 1 zaino 1 diario 1 quaderno per le comunicazioni scuola famiglia n° ....... quadernoni o quaderni a quadretti quadretti di 0, 4 cm quadretti di 0, 5 cm quadretti di 1 cm n° ....... quadernoni o quaderni a righe n° …… raccoglitore ad anelli fogli ricambio per raccoglitore a righe e quadretti fogli separatori colorati per quaderno ad anelli 1 rubrica penna biro rossa penna biro nera o blu 1 pennarello a punta fine tipo ....... colore ....... 1 cartella di plastica per educazione tecnica cm .... x cm ...... circa 1 cartella di plastica per educazione artistica cm .... x cm...... circa 1 cartellina cartoncino cm ..... x cm ...... circa 1 album da disegno FA4 foglio liscio / ruvido 1 blocco da disegno F 2 fogli lisci con angoli 1 laps (HB) / 2H 1 laps …………….. 1 gomë (për të fshirë lapsin) 1 prefse lapsash një vizore e gjatë 50 cm një vizore trekëndëshe 45° një vizore trekëndëshe 60° --30°(gjysëm drejtkëndëshi) një kompast me vida një raportor për të matur këndet një zbardhues gërshërë me majë të rrumbullakët 1 tub me ngjitëse stick 1 ngjitës trasparent (nastro scotch) stilolaps biro të kuq 1 kuti me lapsa me ngjyra me nr …….. bojra tempera ngjyra ……………………………… ……………………………… ………………………………. ………………………………. ………………………………. ………………………………. n. penela temperash 1 kuti me lapsa me ngjyra një kuti dylli me ngjyra këpucë fiskulture pantallona të shkurtra ose pantallona tutash 1 bluzë pambuku 1 foto tesër □ 1 lapis HB / 2H 1 lapis ............... 1 gomma da lapis 1 appuntalapis 1 riga da 50 cm squadra da 45° (metà quadrato) squadra 60° - 30° (metà rettangolo) 1 compasso a vite 1 goniometro (per misurare gli angoli) 1 bianchetto 1 paio di forbicine a punta arrotondata 1 tubetto di colla stick 1 nastro adesivo trasparente (tipo scotch) 1 scatola di pennarelli a punta fine 1 scatola di matite colorate da n. ........ colori Colori a tempera colori ............................................. ............................................. .…………………………… ……………..….………..… …………….……………… ……................…………..... n. pennelli da tempere 1 scatola di cere colorate 1 paio di scarpe da ginnastica 1 pantaloncini o pantaloni della tuta 1 maglietta di cotone 1 foto tessera